Please enter at least 3 characters.

KRU "Mitrovica" njofton për intervenime në ujësjellës dhe kanalizim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton qytetarët se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Zonat në të cilat po punohet në rrjetin e ujësjellësit janë: Fshati Zasellë, Fshati Suhodoll, Fshati Rekë, Rr. “Korça ”, Rr. “Ali Zeneli”, Rr. “Mbretëresha Teuta”, Rr. “Afrim Xh. Hyseni”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr.”Isak Ibrahimi”.

Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Ukshin Kovaqica, Fshati Frashër – Lagja “Katari”.

Sipas njoftimit, pas rikthimit të furnizimit të ujit të pijes, shkak i ndërhyrjeve teknike, uji mund të paraqitet turbullirë e përkohshme.

"Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht", përfundon njoftimi. /Telegrafi/