Please enter at least 3 characters.

Krasniqi: Sulmi terrorist ndaj Kosovës adresën e ka në Beograd, bashkësia ndërkombëtare urgjentisht të nisë hetim

2023/09/memli.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se PDK mbështet rezolutën e propozuar për të dënuar sulmin terrorist në veri të vendit.

Ai tha se sot nuk është koha që të flasin për betejat e brendshme politike.

“Kjo sot nuk mund të jetë një seancë e zakonshme... Sot para se gjithash nuk do të flasim për betejat e brendshme politike, sepse e kemi një temë më të rëndësishme, e kemi Kosovën tonë.... Duhet të jemi në krye të detyrave dhe përgjegjësive tona”, tha ai.

I pari i PDK-së tha se është e qartë se organizimi dhe orkestrimi i sulmit terrorist mbi vendin tonë adresën kryesore e ka në Beograd.

Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të nisë një hetim urgjent për sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.

“Duhet të jemi vigjilent për atë që mund të ndodh...”, tha ai. /Telegrafi/