Please enter at least 3 characters.

Krasniqi: Ndonëse pa paga dinjitoze, Policia e Kosovës ndër institucionet më të shquara

2022/01/Memli-Krasniqi-Konference-PDK-foto-Ridvan-Slivova-2-e1647984137547.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Policia e Kosovës ndonëse me kushte jo të favorshme të punës e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se u janë përherë mirënjohës Policisë së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim.Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik.Përherë mirënjohës!./Telegrafi/