Please enter at least 3 characters.

Kosova në Kampionatin Botëror të Lavërimit (Foto)

2016/09/pllugi-6.jpg

Republika e Kosovëss është pjesë në mesin e 30 shteteve pjesëmarrëse bë edicionin e 63-te, të Kampionatit Botror të Lavërimit i cili këtë fundjavë po mbahet në York, të Britanisë se Madhe.

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, i bërë para gjashte viteve, u ka krijuar mundësinë lavëruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, e cila mbështet përfaqësimin e lavërtarëve në këtë kampionat, tregojnë se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare në këtë kampionat, përveç epitetit garues ka për qëllim edhe promovimin e fuqishëm të shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave me të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës, duke u bazuar në rregullorën e Organizatës Botërore te Lëvrimit.

Bekim Hoxha, udhëheqës i delegacionit kosovarë dhe njëherësh edhe anëtar i Bordit të Organizatesës Botërire të Levruesve ( World Ploughingh Organization- WPO), tha se garuesit kosovarë gjatë viteve të kaluara kanë arritur të tregojnë rezultate pozitive në këtë disiplinë dhe kjo ka bërë që Kosova të tërheq vëmendjen e shumë medieve botërore që po mbulojnë këtë ngjarje.

“Kampionati Botëror i lëvrimit ka një traditë 62 vjeçare, ku shumica e shteteve tregojnë shkathtësitë e tyre në fushën e lëvrimit. Në mesin e këtyre shteteve, tashmë edhe Kosova ka kater vite radhazi që merr pjesë në këtë botëror, me ç’rast lavërtarët kosovarë kanë arritur që të tregohen mjaft të suksesshëm", ka thënë Hoxha.

Në Kampionatin Botëror të lëvrimit, Kosova përfaqësohet nga garuesi Lulzim Shehu,në disciplinen me plug konvencional, trajneri Afrim Sharku, dhe Alban Rama, Kryetar i Organizatës se Lëvruesve të Kosoves. Në ditën e pare garuesi ynë Lulzim Shehu, ka treguar shkathësi te jashtëzankonshme.