Please enter at least 3 characters.

Kosova me tri medalje në boks në turneun ndërkombëtar "Trofeu i Podgoricës"

2018/04/29694707_1970324263039603_529024000137575157_n-e1522613889868.jpg

Sukseset e sportit të Kosovës po rritën dita e ditë.

Një medalje e argjendtë dhe dy të bronzta, është bilanci i Përfaqësues së Kosovës në boks, në turneun ndërkombëtar "Trofeu i Podgoricës".

Leonit Kuqi fitoi të argjendtën në +91 kilogram, ndërsa me të bronztën u stolisën, Fatlind Ternava (56 kg) dhe Drilon Thaçi (64 kg).

Kosova në turneun e organizuar në Mal të Zi tradicionalisht fiton medalje, edhe pse konkurrenca nuk është e vogël.

Në këtë turne marrin pjesë shtete nga i gjithë Ballkani. /Telegrafi/KOK/

Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook