”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”, legjenda e futbollit sllovak paralajmëron një duel të fortë
Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen me Sllovakisë dhe Kosovës.
Sllovakia dhe Kosova do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Bratisllavë.
‘Dardanët’ do të synojnë fitoren me qëllim që të arrijnë finale e ‘play-off’-it aty ku hipotetikisht do të përballej me fituesin e çifit tjetër Turqi-Rumani.
Para kësaj ndeshje Moravcik ka paralajmëruar bashkëkombasit e tij, duke thënë se Kosova ka një grup mjaft të fortë.
Ai në fakt tregoi hapur se si paraprakisht e kishte ‘nënvlerësuar’ Kosovën, duke menduar se skuadra e udhëhequr nga Franco Foda ka vetëm dy ose tre lojtarë të nivelit shumë të lartë.
“Mendova se Kosova kishte dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i një cilësie të ekuilibruar. Rezultatet në grup thonë gjithçka. Por fakti që po luajmë në shtëpi është gjëja më e rëndësishme për ne”.
“Kosova ka disa lojtarë nga ligat gjermane, spanjolle dhe italiane. Ndeshjet në këto gara të përgatitin për kualifikim”.
“Nuk dua të them se janë favoritë, por nëse i shoh ligat në të cilat luajnë, janë më të mira. Nuk mendojmë se do të vijë ndonjë Kosovë e vogël. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka deklaruar Moravcik./Telegrafi/


