Please enter at least 3 characters.

Kosova hedh poshtë reagimin e Serbisë

2016/01/kosova-hedh-posht-euml-reagimin-e-serbis-euml_hd.jpg

Federata e Futbollit të Kosovës ka tri arsye të forta për të dëshmuar që i ka respektuar të gjitha kriteret në miqësoren historike ndaj Haitit. Sekretari Eroll Salihu, beson që Kosova do të fitojë edhe betejën e radhës ndaj Serbisë.Duke aluduar se Kosova i ka thyer rregullat, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një njoftim për shtyp ku ka kërkuar nga FIFA që ta anulojë vendimin për lejimin e miqësoreve ndërkombëtare për Kosovën.

“Ne sigurisht që kemi prova se lojtarët vendës kanë mbajtur në fanellë emblemën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo normalisht që është e papritur për ne, duke marrë parasysh se drejtuesit e ndeshjes është dashur ta vërejnë këtë, në bazë të vendimit të marrë nga Komisioni për Çështje Urgjente të FIFA-s”, thuhet në njoftim. /Tribuna/Telegrafi/