Please enter at least 3 characters.

Kosova gati për Evropian, premtojnë përfaqësim dinjitoz

2016/01/kosova-gati-p-euml-r-evropian-premtojn-euml-p-euml-rfaq-euml-sim-dinjitoz_hd.jpg

Këto dy reprezentacione do të jenë pjesë të garave në Kampionatit Evropiane, ku përfaqësuesja U16 sfidën e parë do ta ketë më 6 korrik në San Marino kundër Gjibraltarit, ndërsa, U20 do të bëjë gara në divizionin B, grup në të cilën bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia, Portugali, Mali i Zi dhe Luksemburgu.

Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, bashkë me përzgjedhësit e të dy përfaqësuesve, sot në një takim për media, thanë së gjithçka është gati për aventurën e parë zyrtare ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Eroll Bellegu tha se ndjehet i lumtur që Kosova për herë të në historinë e shtetit tonë është pjesë e garave ndërkombëtare. Ai është i bindur se Kosova do të ketë prezantim të mirë në garat e Kampionatit Evropian.

“Është hera e parë dhe kam kënaqësinë që para jush të prezantojë dy përfaqësueset e Kosovës të cilat për herë të parë do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës, dhe për herë të parë do ta përfaqësojnë shtetin tonë në një garë ndërkombëtare të FIBA-së. U16 është ekipi që do të ketë ndeshjen e parë ndërkombëtare që luhet më 6 korrik në San Marino kundër përfaqësues së Gjibraltarit dhe më këtë them se do të regjistrohet edhe një hap historik për basketbollin e Kosovës, e ne natyrisht se shpresojmë në një sukses sa më madh në dy garat”, ka thënë Belegu.

Ai ka shtuar se dy përfaqësueset ka kohë që janë duke u përgatitur, dhe sipas tij, përfaqësueset tonë janë përgatitur intensivisht për këto evenimente të mëdha evropiane. Belgu është i bindur të dy reprezentacionet tona do të kenë paraqitje të mira në garat e këtij Evropiani.

Ndërkohë, përzgjedhësi i përfaqësues U20, Ilir Selmani tha se përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë. I pari i bankinës së përfaqësues sonë beson se skuadra e tij do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Hungari.

“Përgatitjet kanë filluar përafërsisht që dy muaj dhe kanë shkuar sipas plan-programit të paraparë, kështu që nuk kemi asnjë problem që mund të evidentohet. Brenda këtij dy mujorshi kemi zhvilluar tri ndeshje kontrolluese, miqësore që kanë qenë që të kompozohen sa më mirë dhe besoj se Hungari do të përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Selmani.

Ndërkohë, edhe përzgjedhësi i përfaqësues sonë U16, amerikani Chris Dial beson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje të mira në sfidat e para ndërkombëtare. Tekniku amerikan thotë se tani është momenti për tu parë puna që është bërë në përgatitje.

“Fillimisht dua të falënderoi sponsoret, sepse pa ndihmën e tyre një pjesë e përgatitjeve nuk do të ishte e mundur dhe një pjesë e punës së federatës do të shkonte pa u vrenjtur dhe tani është momenti që të tregojmë atë që kemi punuar. Mbetet të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në ndeshjet e kampionatit”, ka pohuar Dial.

Ndryshe janë prezantuar edhe dy sponsoret e përfaqësues U16 dhe U20. Kompania IPKO dhe Kompania TEB do të jenë sponsor të këtyre dy përfaqësuesve të Kosovës.

Përfaqësuesi i IPKO-s, Alban Kastrati tha se ne është i lumtur që IPKO mbështete basketbollin e Kosovës. Ai tha se IPKO ka besuar në basketbollin e Kosovës, në klubet, në talentin e lojtarëve. Kastrati theksoi se IPKO do të vazhdojë të mbështesë basketbollin e Kosovës, sepse sipas tij, këta djem do të përfaqësojnë në mënyrën më të mirë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Por, edhe përfaqësuesi TEB, Ten Orcun Ozdemir, premtoi se TEB do të vazhdojë të jetë në përkrahje të basketbollit të Kosovës. Ai tha se TEB është sponsor i ligave të reja dhe do të vazhdojë të mbështes të rinjtë edhe në dy vitet e ardhshme.

Të dy përzgjedhësit, Selmani e Dial publikuan listën e basketbollistëve që do të bartin fanellën e Kosovës në Kampionatin Evropian.

Ja lista e përfaqësues U20:

Musab Mala, Lori Kllokoqi, Leonard Mekaj, Ujkan Karanez, Eris Nushi, Agon Selmani, Blendi Kadushi, Mërgim Jakupi, Burim Zekiqi, Samir Zekiqi, Arian Mehmeti, Mirza Muriq. Përzgjedhës: Ilir Selmani.

Lista e përfaqësues U16:

Kreshnik Avdija, Almir Berisha, Edison Gashi, Dardan Kapiti, Atik Koshi, Etnik Peci, Dion Pllana, Erjon Qarkaxhija, Engjell Ramaj, Ylldrit Sahiti, Deniz Simnica dhe Andi Vrapcani. Përzgjedhës: Chris Dial. /Telegrafi/