Please enter at least 3 characters.

Kosnett kërkon që Qeveria e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtën e Pronës

2019/03/kosnett-2.jpg

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett e ka porositur Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës.

Ambasadori amerikan, nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’,  është shprehur se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë.

“Nxis Qeverinë e Kosovës të implementojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtën e Pronës. Drejtësia është baza e prosperitetit dhe të drejtat e barabarta për gratë janë fondamenti i drejtësisë. Implementimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë – dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/