Please enter at least 3 characters.

Konkurs i ri pune? Shikoni mundësitë e javës në Telegrafi Jobs

Tregu i punës vazhdon të ofrojë mundësi për kandidatë me profile të ndryshme, nga ata që synojnë të zhvillohen në media dhe komunikim, deri te profesionistët e fushave teknike dhe kandidatët që kërkojnë punë në sektorin e shërbimeve.

Edhe këtë javë, Telegrafi Jobs sjell një përzgjedhje të konkurseve të hapura nga kompani të njohura në Kosovë, duke përfshirë pozita në gazetari, trajnim profesional, energjetikë, menaxhim, shitje dhe shërbim ndaj klientëve.

Në kuadër të mundësive të reja, Telegrafi ka hapur konkurs për pozitën Gazetar/e për edicionin Telegrafi Diasporë, një rol i dedikuar për raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me fokus në Zvicër. Pozita është me orar të plotë dhe realizohet në redaksinë e Telegrafit në Prishtinë.

Po ashtu, Telegrafi po ofron edhe trajnimin njëditor “Raportimi për lajmet lokale dhe realizimi i video storieve”, i cili u dedikohet të rinjve që duan të hyjnë ose të avancohen në gazetari dhe multimedia. Trajnimi mbahet më 19 qershor 2026 në Prishtinë, ndërsa pjesëmarrja është pa pagesë.

Për kandidatët e fushës teknike, 22ING SH.P.K ka hapur konkurs për pozitën Inxhinier i Energjetikës në Prishtinë. Roli përfshin hartimin dhe mbikëqyrjen e projekteve elektrike, koordinimin e punimeve në terren dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik.

Ndërkohë, Viva Fresh Store po kërkon kandidatë për disa pozita në lokacione të ndryshme. Të hapura janë pozitat Sektorist/e dhe Arkatar/e në Skenderaj, Department Menaxher/e dhe Sektorist/e në Fushë Kosovë, Sektorist/e në Obiliq, si dhe Arkatar/e në Gjakovë. Këto mundësi janë të përshtatshme për kandidatët që kërkojnë punë me orar të plotë dhe duan të zhvillohen në një ambient dinamik pune.

Të gjitha konkurset janë të publikuara në Telegrafi Jobs, ku kandidatët mund të shikojnë detajet e plota për secilën pozitë dhe të aplikojnë direkt.

Gazetar/e për edicionin Telegrafi Diasporë

Apliko Tani!

Trajnim: “Raportimi për lajmet lokale dhe realizimi i video storieve”

Apliko Tani!

Inxhinier i energjetikes

Apliko Tani!

Sektorist/e

Apliko Tani!

Arkatar/e

Apliko Tani!

Department Menaxher/e

Apliko Tani!

Sektorist/e

Apliko Tani!

Sektorist/e

Apliko Tani!

Arkatar/e

Apliko Tani!

true