Please enter at least 3 characters.

Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite

2016/05/Kongresi-Amerikan-650x358.jpg

Familjet dhe të afërmit e viktimave të atentateve të 11 shtatorit 2001, mund të padisin në drejtësinë amerikane dhe vendet e huaja si Arabia Saudite, sipas një ligji që u miratua sot nga Kongresi i SHBA-së.

Në fakt, 15 nga 19 autorët e këtyre atentateve ishin me origjinë nga Arabia Saudite.

Ky tekst, i kontestuar nga Riadi, duhet të ratifikohet nga presidenti amerikan, që kishte shprehur më parë kundërshtimin e tij ndaj një mase të tillë pasi bie në kundërshtim me parimin e imunitetit.