Please enter at least 3 characters.

Konfiskohen 12 aparate të lojërave të fatit në Prishtinë

2018/03/il.jpg

Të martën në Prishtinë janë konfiskuar 12 aparate të lojërave të fatit, me dyshimin se ishin të pa doganuara.

“Me vendim të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast  janë gjetur dhe konfiskuar 12 (dymbëdhjetë) aparate të lojërave dyshohet të padoganuara”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.