Please enter at least 3 characters.

KOMF kërkon përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në dialogun për fillimin e mësimit

2021/08/komf.png

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata jo qeveritare, marrë shkas grevën në arsim dhe mungesën e një zgjidhjeje për fillimin e mësimit prej tashmë dy javësh, ka dërguar drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkesën që në kuadër të dialogut të përfshihen të gjitha palët, sidomos fëmijët dhe prindërit, të cilët janë të dëmtuar drejtpërdrejtë nga ndërprerja e mësimit.

KOMF konsideron që qasja e bisedimeve vetëm nga dy palët (Qeveri dhe SBASHK) po anashkalon dhe harron interesin më të mirë të fëmijëve, të drejtën për arsim dhe dëmet që tashmë janë shkaktuar tek fëmijët.

“Një dialog me përfshirjen e fëmijëve, prindërve dhe të palëve të tjera, do të siguronte që interesi më i mirë i fëmijës të jetë konsideratë parësore përgjatë gjithë procesit”, thuhet në komunikatë.

KOMF propozon që në këtë dialog të përbashkët, Qeveria të përfshijë akterët si më poshtë:

Përfaqësues nga Qeveria e Republikës se KosovësPërfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe InformacionitPërfaqësues nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe KulturësPërfaqësues nga Këshilli i Nxënësve të KosovësPërfaqësues nga Këshilli i Prindërve të KosovësPërfaqësues nga Këshilli i MësimdhënësvePërfaqësues nga Kolegjiumi i Drejtorëve të Shkollave dhe KopshteveInstitucioni i Avokatit te PopullitKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve

KOMF kërkon thirrjen e një takimi urgjent me përfshirjen e të gjitha palëve.

“Kjo përfshirje do të siguronte transparencë në bisedime, të dëgjohen shqetësimet e të gjitha palëve dhe të gjinden zgjidhjet më të mira e të qëndrueshme për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

KOMF konsideron që ndërprerjet e vazhdueshme të procesit arsimor kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë mësim-nxënien e fëmijëve, do të lënë pasoja domethënëse në zhvillimin e fëmijëve dhe do të zbehin autoritetin e shkollës si institucion i dijes”, thuhet ndër të tjera. /Telegrafi/