Please enter at least 3 characters.

Klopp: Dera është e hapur për transferime të janarit

2018/12/Jurgen-Klopp-Liverpool.jpg
259:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 14: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on during the warm up prior to the Premier League match between Liverpool and AFC Bournemouth at Anfield on April 14, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se do të mbajë hapur derën për ndonjë nënshkrim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klopp më parë kishte ngurruar të bënte ndonjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

Por, me qendërmbrojtësit Joe Gomez dhe Joel Matip që janë të lënduar dhe skuadra e tij është katër pikë larg ndjekësve të krye të Ligës Premier, Klopp ka ndryshuar menje.

Trajneri gjerman tani mendon se ai mund të ketë nevojë për të forcuar skuadrën e tij gjatë mini-afatit kalimtar të dimrit.

Jurgen Klopp (Getty Images)

"Jam shumë i lumtur me atë që kam, por gjithmonë e kam thënë, nuk e di", ka thënë fillimisht Klopp.

"Do ta mbaj derën hapur për nënshkrime të janarit", shtoi ai.

"Nëse disa gjëra ndodhin, atëherë duhet të vështrojmë. Një numër i madh i ndeshjeve kanë mbetur. Është me të vërtetë e rëndësishme që ne mund të reagojmë".

"Nëse diçka ndryshon në mënyrë dramatike, ne do të duhet të reagojmë, por nëse asgjë nuk ndodh atëherë ne nuk do të bëjmë asgjë", përfundoi gjermani. /Telegrafi/