Kjo ju ka ikur të gjithëve - Zidane u turpërua në stadiumin San Mames, ‘faji’ i shkon stafit mjekësor të Realit (Foto)
19/03/2017
Real Madridi fitoi të shtunën ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-2.
Golat për Los Blancos i shënuan Karim Benzema dhe Casemiro, por kamerave iu ka ikur momenti kur trajneri Zinedine Zidane është rrëzuar.
Tekniku francez i kapluar nga emocionet e takimit harroi se pas tij ishte çanta e stafit mjekësor të Realit dhe kështu mori në thua dhe rrëzua.
Normalisht që ku moment shkaktoi të qeshura në stadium dhe u kap nga kamerat e tifozëve vendas. /Telegrafi/


