Please enter at least 3 characters.

Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni

2024/11/c86912b43db98978.jpg
270:"Milano - Milano, Ultimo fine settimana di shopping natalizio in Via Montenapoleone (MILANO - 2024-11-21, DUILIO PIAGGESI) p.s. la foto e' utilizzabile nel rispetto del contesto in cui e' stata scattata, e senza intento diffamatorio del decoro delle persone rappresentate
10:"FOTOGRAMMA

Avenyja e pestë e Nju- Jorkut u zëvendësua në fron nga Via Montenapoleone në Milano

Rritja e çmimeve të qirave dhe forcimi i euros kundrejt dollarit kanë shtyrë një rrugë të njohur evropiane në krye të listës së rrugëve më të shtrenjta për herë të parë pas 34 vjetësh.

Nëse emrat "Fendi", "Dior" dhe "Valentino" do të hiqeshin nga dyqanet, Via Montenapoleone e Milanos mund të kalonte si një rrugë pak më e bukur se ajo mesatare në këtë qytet në veri të Italisë.

Megjithatë, rruga 350 metra e gjatë e vendosur në qendër të kryeqytetit të modës italiane sapo është shpallur rruga më e shtrenjtë tregtare në botë, duke ia kaluar Avenue Fifth në Nju-Jork, New Bond Street të Londrës dhe Champs Elysees në Paris.

Milanoja u bë kështu qyteti i parë evropian me rrugën më të shtrenjtë në krye të listës për 34 vjetët e fundit, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të fundit “Main Street across the world", të përgatitur nga agjencia amerikane e pasurive të paluajtshme “Cushman & Wakefield”, ndryshimi “pasqyron një rritje të fortë të çmimeve të qirave në rrugën italiane, që i kalon 30 për qind në dy vjetët e fundit, e shtyrë më tej këtë vit nga forcimi i euros në raport me dollarin amerikan”.

Marrja me qira e pronave të paluajtshme në këtë rrugë milaneze, e cila u rendit vitin e kaluar menjëherë pas Fifth Avenue, mund të arrijë deri në 20,000 euro për metër katror në vit.

Edhe pse duket e shtrenjtë, biznesi po lulëzon. Në transaksionin më të madh të pasurive të paluajtshme në Evropë në dy vjet, konglomerati luksoz Kering, i cili zotëron shtëpinë e modës Gucci, siguroi një vend kryesor në rrugë në fillim të këtij viti.

https://youtube.com/shorts/NucZcLPmnyY?si=EcLDE2i5ObKnJU8X

/Telegrafi/