Please enter at least 3 characters.

Kim thotë se imazhet ku ajo shihet me të pasme plot celulit i kanë bërë me fotoshop që të dukej sa më keq (Foto, +16)

2017/06/kimi2-e1498036194795.jpg

Disa fotografi të Kim Kardashianit muaj më parë gjersa ishte me pushime në Meksikë, bënë xhiron e botës.

Kjo për faktin se të pasmet e saj nuk dukeshin aspak në formë, dhe si kundër u ngritën shumë komente negative, të cilat kritikonin celulitin e tepërt në trupin e saj, shkruan Telegrafi.

Ndonëse ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë, Kim ka vendosur që së fundmi të flasë për herë të parë rreth kësaj çështje.

36 vjeçarja shprehet e bindur se ato fotografi, të cilat 'kinse' tregojnë celulitin e saj, janë të montuara me photoshop.

Ajo pranoi se nuk ishte në "formën e saj më të mirë", por jo në atë gjendje që u transmetua në fotografi.

Megjithatë, Kim pohon faktin se personat që bënë fotografinë i montuan ato me photoshop që ajo të dukej sa më keq. /Telegrafi/