Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian tashmë është kthyer me pozat provokuese, ashtu si e pëlqejnë fansat e saj (Foto)

2018/01/KimKardashianfk-e1516016614192.jpg
256:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 04: Kim Kardashian West attends the 2017 LACMA Art + Film Gala Honoring Mark Bradford and George Lucas presented by Gucci at LACMA on November 4, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Charley Gallay/Getty Images for LACMA)
22:"Getty Images for LACMA

Pasi kaloi një kohë të gjatë e tërhequr nga pozat provokuese në rrjetet sociale, Kim Kardashian është kthyer për të bërë atë që di më mirë.

Që nga incidenti në Paris, ku yllit televiziv iu vodhën stoli në vlera milionëshe, ajo e ndryshoi paksa stilin jetësor.

Për disa muaj, 37-vjeçarja që njihej si mbretëresha e rrjeteve sociale, ishte e kujdesshme se çfarë postonte në profilet e saja.

(Foto: Instagram/Kim Kardashian)

Mirëpo, tashmë profili i Kim në Instagram, ku numëron mbi 106 milionë ndjekës, është mbushur sërish me fotografi, ku ajo pozon me të brendshme, e zhveshur apo vë në plan të parë format e saja të bujshme.

Ndërsa gjatë fundjavës, Kardashian është kujdesur që të bëjë një pozë ngacmuese duke vënë në plan të parë gjoksin e ekspozuar.

(Foto: Instagram/Kim Kardashian)

Imazhi i postuar deri më tani ka marrë mbi 1.8 milion pëlqime dhe kjo tregon se ndjekësit e saj e duan Kimin provokuese dhe jo të tërhequr.

Theksojmë se në muajin nëntor, bukuroshja e famshme bëri një fotosesion, në të cilin pozoi krejtësisht nudo.

(Foto: Instagram/Kim Kardashian)

Nga ana tjetër, Kardashian është në pritje të një fëmije tjetër që do ta sjellë në jetë përmes një nëne surrogate. /Telegrafi/