Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian ishte me nënën surrogate në sallën e operacionit kur ajo lindi (Foto)

2018/01/Kim6-e1516142217691.jpg
212:"MALIBU, CA - NOVEMBER 15: Kim Kardashian attends Bumble Bizz Los Angeles Launch Dinner At Nobu Malibu at Nobu Malibu on November 15, 2017 in Malibu, California. (Photo by Charley Gallay/Getty Images for Bumble)
14:"Charley Gallay

Kim Kardashian ishte në dhomën e lindjes në spital kur zëvendësuesja e fëmijës së saj lindi, ka mësuar TMZ.

Burimet e afërta me lindjen tregojnë se Kim ishte në Qendrën Mjekësore 'Cedars-Sinai' në L.A. kur zëvendësuesja ishte në operacion dhe kur fëmija lindi, ajo ishte personi i parë që kishte kontakt lëkurë më lëkurë me foshnjën.

Sipas burimeve ishte Dr. Paul Crane i besuari i familjes, i cili e dorëzoi fëmijën.

Ndërkohë, thuhet se Kanye ishte në dhomën e lindjes, por pas një perde. Ai doli pas lindjes së fëmijës dhe mbajti vajzën e tij për herë të parë.

Kris Jenner dhe motrat e Kim ishin gjithashtu në spital, por ato nuk ishin në dhomën e lindjes.

Zëvendësuesja ishte në gjendje të kishte një kontakt me fëmijën pas lindjes, por ishte pothuajse menjëherë nën kujdesin e Kim dhe Kanyet.

Foshnja lindi pa ndërlikime, dhe ende nuk ka fjalë për emrin e foshnjës. /Telegrafi/