Please enter at least 3 characters.

Kida publikon fotografi me flokët rozë të ndezur, tërheq vëmendjen e fansave

2020/11/kida_123140097_722003951735257_2160132085843104952_n-1-e1606493860952.jpg

Këngëtarja e njohur, Kida, së fundmi është parë mjaft shumë duke eksperimentuar me dukjen e saj.

Duke filluar që nga flokët e deri të stili i veshjes, ajo duket se ka ndërruar në mënyrë të dukshme.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka pozuar nga vetura, ndërsa në fokus ka vënë flokët.

(Foto: Instastory)

Derisa është bërë bionde, kësaj here përmes një 'filter', Kida i ka bërë ato me rozë të ndezur.

Padyshim që një ndryshim i tillë e bënte të shkëlqente edhe më shumë, teksa i vinte në pah edhe tiparet e fytyrës.

(Foto: Instastory)

Theksojmë se artistja e njohur së shpejti do të sjellë projektin e paralajmëruar në rrjete sociale. /Telegrafi/