Please enter at least 3 characters.

Khloe Kardashian tregon figurën trupore, shtatë muaj pasi u bë nënë

2018/11/KhloeKardashiann-e1542491866962.jpg
176:"NEW YORK, NY - MAY 15: Khloe Kardashian attends the 2017 NBCUniversal Upfront at Radio City Music Hall on May 15, 2017 in New York City. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe pse jemi në muajt e ftohtë të vitit, Khloe Kardashian ka vendosur të pozojë me bikini dhe të vë në plan të parë trupin e saj.

Fotografitë e 34-vjeçares të publikuara në Instagram tregojnë figurën e saj, shtatë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj nga lidhje me Tristan Thompson.

"Truri juaj është muskul, filloni ta trajnoni që të shihnin anën më pozitive të gjithçkaje. Mendimi pozitiv - ndenja pozitive", ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Në njërën prej fotografive, Khloe shfaqet e shtrirë duke vënë në pah barkun e rrafshët, ndërsa në imazhet tjera tregon trupin në tërësi.

Khloe Kardashian (Foto: Instagram/KhloeKardashian)

Fotografitë kanë marrë mbi 1.4 milion pëlqime në Instagram, ndërsa fansat janë shfaqur të mahnitur me dukjen e saj.

Pjesëtarja e njohur e klanit Kardashian/Jenner ka arritur që përmes stërvitjeve të vazhdueshme dhe një diete strikte t'i kthehet peshës së përsosur trupore.

Khloe Kardashian (Foto: Instagram/KhloeKardashian)

Khloe njoftoi se ishte shtatzënë në dhjetor të vitit 2017, kurse në muajin prill lindi vajzën True Thompson. /Telegrafi/