Khedira fishkëllehet në stërvitje
11/05/2015
Real Madridi të dielën u mblodh pas barazimit 2-2 të së shtunës ndaj Valencias, stërvitje që u përcoll nga afër edhe nga një grup tifozësh.
Sipas AS, tifozët e mbledhur në stërvitje kanë lëshuar fishkëllima dhe brohoritje kundër Khediras.
“Kthehu në Gjermani”, ka qenë një nga brohoritjet ndaj tij, edhe pse lojtari ka luajtur shumë pak këtë vit, kryesisht për shkak të lëndimeve.
Lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës por ende nuk ka vendosur se te cila skuadër do të zbarkojë, me Manchester United dhe PSG ndër më të interesuarat për të. /Telegrafi/


