Në ngjarjen tradicionale të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore (OEMVP), TOP 100, sot janë shpalosur edhe kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i OEMVP-së,Mendi Qyrapara të pranishmëve tha se kompanitë shqiptare në Maqedoni kanë arritur suksese të mëdha në krahasim me vitin 2009 prej kur edhe ka nisur të organizohet biznesi shqiptar në Maqedoni.“OEMVP-ja e ka qëllim të luftojë kundër migrimit e fuqisë punëtore. Kërkojmë rritjen e pagës minimale dhe uljen e kontributeve. Gjithashtu, kërkojmë nga sistemi që të sigurohet respektimi i ligjeve dhe kompanive” tha Qyra.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, para të pranishmëve tha “Me rritjen e konkurrencës, respektimin e ligjeve por edhe me thithjen e investimeve ne mundohemi që të ndikojmë në rritjen e ekonomisë vendore. Sektori privat, kur erdhëm ne, ishin të ngarkuar me procedura dhe pengesa nga ata që ishin para nesh. Ne jemi të vendosur që të jemi krahu i biznesit vendor” tha Mickoski.Kategoritë që kompanitë vlerësohen në TOP100Të hyrat vjetoreFitimi netoNumri i të punësuarveEksportiInvestimetTOP 5 KOMPANITË SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT5. Mega AutoParts4. Vardar Dolomit3. Bas Tuti Fruti2. PoFix1. Dauti Komerc Hamim Dauti nga Dauti Komerce duke marrë çmimin e parë nga zv.kryeministri Izet Mexhiti