Please enter at least 3 characters.

Këta janë kandidatët për deputetë më pak të votuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe deri më tani janë numëruar 57,01 për qind e votave.

Telegrafi sjell kandidatët që deri në këtë fazë të numërimit kanë marrë më së paku vota nga katër partitë kryesore në vend.

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kandidatja me numrin më të ulët të votave deri më tani është Arijeta Ajeti, e cila ka siguruar 1,131 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK, kandidati më pak i votuar deri në këtë fazë të numërimit është Ilir Peci me 395 vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kandidati me numrin më të vogël të votave është Alban Hoti, i cili ka marrë 354 vota.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kandidatja me më së paku vota deri më tani është Argjenta Berbatovci, me 100 vota.

Ndërkaq, procesi i numërimit të votave vazhdon ende dhe këto rezultate mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit nga KQZ-ja. /Telegrafi/