")
Please enter at least 3 characters.

Kështu njofton DPHM-ja në lidhje me nivelin e ujërave në Maqedoni

2016/01/vazhdon-t-euml-bie-niveli-i-ujit-n-euml-badovc-e-batllav-euml_hd.jpg

Nivelet e ujërave të lumenjve nëpër Maqedoni janë më të ulëta se mesatarja për muajin prill, kumtoi DPHM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas matjeve hidrometeorologjike javore, niveli i lumti Vardar në Jegunovc është 60 deri në 106 cm për dallim nga mesatarja për muajin prill, i cili arrin 122, në Veles është pothuajse e përgjysmuar, në Shkup lëviz prej 32 deri në 53, ndërsa mesatarja është 79...

Në mënyrë drastike, niveli më i ulët nga mesatarja për muajin prill është niveli i ujit të Cërnarekës në Novaci, njofton AIM.

Matjet tregojnë edhe nivele dyfish më të ulëta të lumenjve Treska në 'Makedonski Brod', Pçinja te Banja e Katllanovës dhe në Kriva Pallankë niveli i ujit është dyfsih më i ulët. /Telegrafi/