Please enter at least 3 characters.

Kështu do të duket Goldi në klipin me Leonorën (Foto)

Leonora Jakupi ka paralajmëruar bashkëpunimin me Gold AG që do të lansohet më 17 Shkurt.

Ky projekti muzikor do të vijë me rastin e tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kënga e re titullohet “Pushkë e çifteli”, ndërsa është punuar nga producenti Don Arbas.

Videoklipi është realizuar nga 2B Studio. Kurse Gold AG ka publikuar një fotografi nga xhirimet.

Më herët, një imazh nga videoja e re e ka sjellë edhe Leonora. /Telegrafi/