Please enter at least 3 characters.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë vjen me një njoftim të rëndësishëm

Përmes një njoftimi Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës ka bërë të ditur se muaji i Ramazanit përfundon të shtunën, më 29 mars 2025, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është e diela, më 30 mars 2025.

Të gjitha xhamitë funksionale në territorin e Komunës së Gjakovës do të jenë të hapura për faljen e namazit të sabahut dhe të Fitër Bajramit, ku Namazi i sabahut do të falet në ora 05:41, ndërsa Namazi i Fitër Bajramit do t; falet në ora 06:59.

Tutje në njoftim thuhet se si çdo vit, Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës organizon pritjen tradicionale për mysafirët, e cila do të mbahet ditën e parë të Bajramit, më 30 mars 2025, nga ora 09:00 e deri në ora 11:00.

Përmes këtij njoftimimi Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë uron të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë për festën e Fitër Bajramit. /Telegrafi/