Please enter at least 3 characters.

Këshilli Gjyqësor zgjodhi tetë gjyqtarë të ri në Gjykatën e Apelit në Shkup

2016/01/gjykata-e-apelit-gjat-euml-vitit-euml-sht-euml-p-euml-rballur-me-18-mij-euml-e-754-l-euml-nd-euml_hd.jpg

Gabriella Gajdova, Aleksandra Ristevska, Vesna Dimishkova dhe Osman Shabani janë gjyqtarët për të cilët votuan sot shumica e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe u zgjodhën gjyqtare nga fusha penale në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Me këtë Këshilli Gjyqësor e plotësoi Gjykatën e Apelit në Shkup me gjithsej tetë gjyqtarë të rinj, pasi më herët në seancën e sotme zgjodhi edhe katër gjyqtarë nga qarku civil – gjyqtarët Aleksandar Shopov, Irena Kostadinova Angellova, Natalija Doneva dhe Ilir Sulejmani.

Këto janë zgjedhjet e para për një gjykatë të shkallës së dytë të kryera në bazë të metodologjisë së zhvilluar sipas ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor.

Gjyqtari i renditur i pari në renditjen përfundimtare të gjyqtarëve nga fusha penale, gjyqtari Llazar Nanev, nga Gjykata Themelore Kavadar, nuk u zgjodh gjyqtar i Apelit pasi mori 4 vota “pro” dhe 8 vota “kundër” anëtarë të Këshillit Gjyqësor./Telegrafi/