Please enter at least 3 characters.

"Keshi", kënga më e re nga Fero

2022/06/Screenshot_7-47.png

Rap-artisti nga Gjilani, Feronit Shabani - Fero, ka lansuar projektin e ri muzikor të titulluar “Keshi”.

Kjo këngë e 24-vjeçarit është shoqëruar edhe me videoklip në një vend të veçantë.

Projeki është realizuar në studion e ZzapnChriss kurse producent ekzekutiv njëherësh menaxher është Mehmet Elshani.

Foto: Screenshot/YouTube

Krahas kanalit YouTube, projekti është publikuar edhe në platformat e tjera digjitale.

Fero ndërkaq këtë vit është rikthyer sërish në grupin On Records, në të cilin nisi fillimisht karrierën.

Ai po vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/