Please enter at least 3 characters.

Kërcënon me pistoletë lodër, lajmëron veten në Polici (Video)

2017/05/Kërcënoi-me-pistoletë-lodër-dhe-telefonoi-Policinë-për-ta-paraqitur-rastin-foto.jpg
21:"© WALES NEWS SERVICE

Daniel Jones, i cili e ka kërcënuar me pistoletë lodër një recepsioniste hoteli në Newport South Wales,  është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Burri 37-vjeçar i ka thënë asaj se e ka armën në çantë dhe do ta përdorte, nëse ajo nuk i japë para, por më pas është penduar dhe ka telefonuar Policinë për të njoftuar rastin, transmeton Telegrafi.

“Kam bërë diçka të keqe”, u ka thënë ai forcave të rendit, të cilët e kanë arrestuar pas dhjetë minutave.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke ia dhënë letrën punonjëses, ku shkruan se është i armatosur dhe duhet t’i bindet urdhrave të tij. /Telegrafi/