Please enter at least 3 characters.

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët e Shqipërisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takim për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit.

Kështu bën të ditur Ambasada amerikane në një postim në Facebook.

“Aplikuesit për vizë jo-emigruese amerikane duhet të caktojnë takimin për intervistë në ambasadën ose konsullatën e Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre të shtetësisë ose të banimit. Aplikuesit mund ta kenë më të vështirë të kualifikohen për vizë nëse aplikojnë në vende të tjera, dhe tarifat e paguara për këto aplikime nuk do të rimbursohen”, shkruan Ambasada. /Telegrafi/