Këngëtarja Joni Mitchell e befasuar pas fitores në Grammy
Joni Mitchell mori pjesë në ceremoninë e 68-të të ndarjes së çmimeve Grammy dhe u surprizua kur mori një çmim në ceremoninë në Los Angeles.
Për këtë rast, Mitchell zgjodhi një fustan të gjatë vezullues në nuanca ari dhe bronzi.
Ajo e kompletoi kombinimin me një kapuç ngjyrë ari.
E njëjta u ngjit në skenë për të marrë çmimin për albumin më të mirë historik për “Joni Mitchell Archives – Vol.1: The Early Years”.
Ky feston një nga periudhat më krijuese të karrierës së saj, duke kapur eksperimentimin që përcaktoi punën e saj në fund të viteve '70 dhe çimentoi reputacionin e saj si një nga artistet më me ndikim.
Joni deklaroi se ndihej e nderuar."Kjo është për mua? Ndihem vërtet e nderuar. Mendoj se kaq është", tha ajo.
Prania e saj në këtë ngjarje ishte veçanërisht domethënëse pasi ajo rrallë merr pjesë në ngjarje publike.
Joni njihet më së miri për këngë të tilla si "Both Sides, Now", "A Case of You" dhe "Big Yellow Taxi". /Telegrafi/


