Kelmendi i pavendosur për të ardhmen
05/12/2014
Ai ka thënë se nuk ka biseduar as me drejtuesit e Dritës për vazhdimin e bashkëpunimit, por që edhe njëherë për njëherë është duke pushuar dhe nuk po shikon ofertat.
“Momentalisht jam duke pushuar paksa. Unë nuk kam biseduar më askënd nga Drita për të vazhduar bashkëpunimin, por as nuk jam duke menduar njëherë për njëherë për të ardhmen time. Të presim e të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, theksoi Kelmendi për SportPlus.
Ai kaloi te Drita nga skuadra e Ligës së Parë, Ulpiana. /Telegrafi/


