Please enter at least 3 characters.

Keita: E rëndësishme fitorja e skuadrës, golat e mi do të vijnë

2018/09/Keita-Balde-e1535903404116.jpg
260:"BOLOGNA, ITALY - SEPTEMBER 01: Keita Balde of FC Internazionale in action during the serie A match between Bologna FC and FC Internazionale at Stadio Renato Dall'Ara on September 1, 2018 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Keita Balde, ka folur pas fitores 0-3 ndaj Bolognas.

I sapo transferuari nga Monaco përkundër shumë rasteve të humbura, ai tha se e rëndësishme është fitorja e skuadrës.

"Bologna është mbrojtur mirë, ishin shumë pranë vijës së topit. E dinim se do të ishte më e lehtë pas golit, po ashtu besimi jonë u rrit".

(Foto: Getty Images)

"Rastet e humbura? Kam mundur të shënoja në pjesën e dytë, por isha i vendosur keq me trup".

"Por, i rëndësishëm është vetëm Interi, fitorja e skuadrës. Golat e mi do të vijnë", ka thënë Keita për SportMediaset.

Pas tre xhirove në Serie A skuadra e Luciano Spallettit ka katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është kundër Parmas. /Telegrafi/