Please enter at least 3 characters.

Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Novobërdë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më 06.07.2026 në fshatin Parallovë të Novobërdës.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, i cili ka theksuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Siç ka bërë të ditur Hashani, të lënduarit janë transportuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh. Parallovë, KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan", ka deklaruar zëdhënësii.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti./Telegrafi/