Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan
04/12/2023
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë - Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
"Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona", deklaroi ajo.
Ahmeti theksoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/


