Please enter at least 3 characters.

Katër klube të mëdha evropiane e duan Sanchezin

2018/11/Sanchezz.jpg
277:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 02: Alexis Sanchez of Manchester United reacts during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Valencia at Old Trafford on October 2, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez është bërë një emër shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sanchez iu bashkua Djajve të Kuq në afatin kalimtar të janarit në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan që kaloi te Arsenali.

Megjithatë, ylli kilian ka dështuar të tregojë formën më të mirë me klubin nga Old Trafford.

Situata e tij te Unitedi nuk është aspak e mirë, ashtu sikurse edhe raporti i tij me trajnerin Jose Mourinho.

Kjo situatë ka bërë që Sanchez të mendojë largimin sa më shpejt nga Unitedi dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë afatit të janarit.

Sipas mediumit britanik Daily Star, sulmuesi ka kërkuar largimin nga Unitedi dhe skuadrat që e duan nuk mungojnë.

Sulmuesi kilian ka skuadra të interesuara nga katër ligat e mëdha evropiane, ku më të e interesuara mendohet të jetë Paris Saint-Germain.

Sanchez gjithashtu pëlqehet nga Juventusi në Serie A, Bayern Munich në Bundesliga dhe Real Madridi në La Liga. /Telegrafi/