Please enter at least 3 characters.

Katër gola, karton të kuq, por pa fitues – Liverpooli dhe Arsenali ndahen në paqe 

Liverpooli dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së 36-të të Ligës Premier.  

Kampionët e shpallur e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start me Luis Diaz në minutën e tetë, por David Raya bëri pritje të mirë.

Por rezultati u zhbllokua në minutën e 20-të, kur Cody Gakpo gjeti rrjetën pas një asistimi të Andreë Robertson  për 1-0.

Pa u mbyllur mirë festa e golit të parë, Liverpooli shënoi golin e dytë, me Dominik Szoboszlai që asistoi te Luis Diaz që shënoi për 2-0.

Pjesa e parë nuk është se solli më gjera të tjera, por me të filluar e dyta, Arsenali u kthye në lojë.

Leandro Trossard asisroi te Gabriel Martinelli, i cili shënoi për 2-1 në minutën e 47-të.

Arsenali mori frenat e lojës në dorë dhe arriti t’i barazojë shifrat në 2-2 me Mikel Merinon në minutën e 70-të.

I njëjti lojtar pas dhjetë minutash u desh të largohej nga fusha pas kartonit të dytë të verdhë.

Liverpooli pas 36 xhirosh ka 83 pikë dhe është shpallur kampion, ndërsa Arsenali mbetet i dyti me 68 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore