Please enter at least 3 characters.

Kate Middleton sjell në jetë një djalë

2018/04/KateMiddleton-1.jpg
313:"WINDSOR, ENGLAND - APRIL 1: Dean of Windsor, David Conner speaks to Prince William, Duke of Cambridge and Catherine, Duchess of Cambridge as they leave after the Easter Mattins Service at St. George's Chapel at Windsor Castle on April 1, 2018 in Windsor, England. (Photo by Simon Dawson - WPA Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë - kanë njoftuar nga pallati mbretëror Kensington.

Mëngjesin e të hënës, dukesha ishte dërguar në një spital në Paddington të Londrës dhe lindja ka ndodhur pa ndonjë komplikim.

(Foto: Getty Images)

Djali i porsalindur është vëllai i princit George dhe princeshës Charlotte, ndërsa është i pesti në linjën për fronin mbretëror.

"Lartmadhëria e saj mbretërore, dukesha e Cambridge ka sjellë pa komplikime në jetë një djalë në orën 11:01. Foshnja peshon 3.82 kilogramë. Duka i Cambridge ishte i pranishëm në momentin e lindjes".

(Foto: Getty Images)

" Lartmadhëria e saj mbretërore dhe fëmija janë shëndosh e mirë", thuhet në njoftimin e lëshuar nga pallati Kensington.

"Mbretëresha, duka i Edinburghut, Princi i Walesit, dukesha e Cornwallit, princi Harry dhe anëtarët e të dyja familjeve, janë njoftuar dhe janë të gëzuar me lajmin", theksohet më tej.

Fëmija i princit William dhe dukeshës Kate e ka ditëlindjen e njëjtë me William Shakespeare dhe zonjën Gabriella Windsor, vajza e princit dhe princeshës së Kentit. /Telegrafi/