Please enter at least 3 characters.

Karateistët do ta afirmojnë edhe më shumë Kosovën

2016/01/karateist-euml-t-do-ta-afirmojn-euml-edhe-m-euml-shum-euml-kosov-euml-n_hd.jpg

Megjithatë, Federatën e Karatesë së Kosovës, dhe karateistët tonë i presin sfida të vështira dhe të rëndësishme në rrafshin ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Fadil Arifi, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidat që e presin karatenë tonë, por ai është i bindur se karateistët tonë do ta përfaqësojnë shtetin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai thotë se FKK në vitin që kemi hyrë e presin një mori aktivitetesh si në arenën ndërkombëtare, por edhe rrafshin ndërkombëtare, madje ai premton se në vendin tonë do të ketë aktivitet, ku në Prishtinë do ta zbret bota e karatesë, trasnmeton kp.

“Neve na presin shumë detyra. Të jesh anëtare e një federatë duhet të jesh me gjitha detyrimet. E para të jemi aktivi në gjitha aktivitete që organizon Federata Botërore, kjo është në të mirë për sportin tonë dhe për Kosovën për të ardhur deri të një afirmim edhe më i madh i Kosovës”

“Kampionatet Botërore, evropiane, mandej Liga Premier, apo Liga e Artë si quhet në Federatën Botërore, mandej Kampionatet Mediterane dhe Ballkanike, këto janë aktivitet ndërkombëtare të cilat do t’i ndjekim të gjitha”.

“Edhe në rrafshin vendor kemi mjaft aktivitet siç janë Kampionati i Kosovës si dhe aktivitetet tjera më karakter ndërkombëtare në Kosovë, jo vetëm jashtë Kosovës, por ne do të organizojmë edhe aktivitete, ku shpresoj se do ta sjellim botën në Prishtinë, ashtu si kemi bërë edhe vitin që e lamë pas në Kampionatin Botëror të shotokanit”, ka thënë Arifi.