Karakamisheva: Imuniteti i deputetit nuk e mbron Dimovën që të bëj incidente
Profesoresha universitare dhe mbrojtëse e pushtetit të OBRM-PDUKM Tanja Karakamisheva ka komentuar sjelljen e deputetes së LSDM-së mbrëmë në protestat e ''Revolucionit Laraman'' ku ajo përdori imunitetin e deputetit për të penguar konfiskimin e furgonit të protestuesve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
''Sjellja e deputetes Lidija Dimova dhe deputetëve tjerë të LSDM-së kanë qenë nën nivelin normal të një deputeti dhe për këtë ata shihet se nuk e njohin kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë. Habit fakti se si Dimova dhe tjerët nuk e dorëzuan imunitetin me bojkotimin e përkohshëm të punës së parlamentit. Trajko Veljanoski duhet të ju organizojë trajnim për njohje të punës së Parlamentit.'' thotë profesoresha universitare dhe mbrojtëse e pushtetit të OBRM-PDUKM Tanja Karakamisheva./Telegrafi/


