Please enter at least 3 characters.

Kapet me pushkë gjysmë-automatike dhe municion, arrestohet një burrë në afërsi të rezidencës së zëvendëspresidentes Kamala Harris

2021/03/1-164.jpg
12:"Matt McClain

Shërbimi Sekret amerikan ka njoftuar se në afërsi të rezidencës së zëvendëspresidentes Kamala Harris, është arrestuar një burrë nga Teksasi pasi është kapur me armë – përkatësisht pushkë gjysmë-automatike AR-15, 113 fishekë të paregjistruar dhe rreth pesë karikatorë tjerë me nga 30 fishekë, shkruan CNN.

Shërbimi Sekret që është përgjegjës për sigurinë e presidentit Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Harris, ka bërë të ditur se 31-vjeçari Paul Murray është arrestuar dhe dërguar në afërsi të kompleksit qeveritar ku edhe gjendet rezidenca e zëvendëspresidentes, transmeton Telegrafi.

E policia në Washington përmes një kumtese ka njoftuar opinionin publik se Murray është arrestuar, dhe se kundër tij është ngritur aktakuzë. Arrestimi ishte bërë bazuar në përshkrimin që e kishin lëshuar organet e sigurisë në Teksas.

Policia ka theksuar se Murray akuzohet për bartje të armës – pushkës dhe posedim të municionit të paregjistruar. Pushka dhe municioni janë gjetur në veturën e të arrestuarit. /Telegrafi/