Please enter at least 3 characters.

Kaos në Ukrainë: ShBA fton Yanukovych t’i jap fund dhunës në Kiev (Video/Live)

2016/01/kaos-n-euml-ukrain-euml-gjasht-euml-t-euml-vdekur-dhe-qindra-t-euml-plagosur-n-euml-kiev-video_hd.jpg

Një zëdhënëse e Këshillit Kombëtar Amerikan të Sigurisë tha se Washingtoni është e tmerruar nga dhuna ndërmjet të policisë dhe demonstruesve që shkaktoi edhe viktima të martën.

“Jemi të tmerruar nga dhuna që po ndodh në qendër të Kievit. I bëjmë thirrje presidentit Yanukovych që menjëherë të de-shkallëzojë situatën dhe t’i jap fund konfrontimeve në Maydan”, ka thënë zëdhënësja Laura Lucas Magnuson.

Më herët gjatë ditës, Moska zyrtare ka fajësuar shtetet perëndimore se janë përgjegjëse për dhunën në Kiev, meqë po ua mbajnë anën kryengritësve anti-qeveritar.
-------------------------------------------------------------------------------------

Kaos në Ukrainë: Gjashtë të vdekur dhe qindra të plagosur në Kiev (Video/Live)

E plotësuar: Qindra protestues janë përleshur me forcat policore pranë ndërtesës së Parlamentit. 

Protestuesit donin të bënin presion tek presidentit Viktor Yanukovych që të heq dorë nga disa autorizime presidenciale.

Njëqind metra larg ndërtesës i priti kordoni policor. Protestuesit hedhin gur dhe koktej molotovi, ndërsa policia ia kthen me plumba gome.

Kyiv Post raporton se janë vrarë të paktën gjashtë persona dhe qindra të tjerë janë lënduar. Sipas disa dëshmive, tek protestuesit kanë shtënë edhe snajperistët. /Telegrafi/

Tre të vrarë dhe 150 të plagosur në protestat në Kiev

Të paktën tre protestues janë vrarë dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të reja ndërmjet të policisë dhe demonstruesve në Kiev.

Mjekët që menaxhojnë me një spital fushor opozitar, thonë se shumica e viktimave kanë pësuar nga granatat tymuese, ndërsa një personi i është amputuar dora.

Siç transmeton Rel, sipas opozitarëve, mbi 30 protestues janë në gjendje të rëndë, pasi kanë marr lëndime në kokë nga plumba gome dhe granatat tymuese.

Në anën tjetër, Moska zyrtare ka akuzuar politikat e vendeve perëndimore për përleshjet e fundit në kryeqytetin ukrainas.

“Ajo që po ndodh është pasojë direkte e mbylljes së syve në mesin e liderëve perëndimore dhe agjencive evropiane të cilat nuk po i shohin veprimet radikale të protestuesve ukrainas që po ngjajnë që nga fillimi i krizës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

“Opozita nuk është më në gjendje të kontrolloj situatën”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/