Kanye West pritet nga Edi Rama para koncertit në Shqipëri
11/07/2026
Reperi i njohur amerikan, Kanye West, është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pak para koncertit të tij në vend.
Lajmin e ka bërë publik vetë Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi me artistin.
Në pamjet e publikuara, kryeministri shihet duke i prezantuar Westit disa elemente të kulturës dhe historisë shqiptare.
Kanye West ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet mbrëmjen e së shtunës në “Eagle Stadium”, në Kashar.
Për shkak të organizimit të aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës.
“Eagle Stadium” është ndërtuar në një hapësirë prej rreth 65 mijë metrash katrorë. /Telegrafi/


