Please enter at least 3 characters.

Kandidatja e “pitalkave” nga PDK-ja merr afro 4 mijë vota në Gjilan

2017/06/19095762_1475652085788883_7835927194750456615_o.jpg
12:"Armend Kqiku

Kandidatja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina- Bunjaku ka arritur të marrë vota të shumta në komunën e Gjilanit.

Morina- Bunjaku e cila në listën e koalicionit PAN kishte numrin 87 arriti të marrë plot 3969 vota në Gjilan, transmeton Telegrafi.

Gjatë fushatës parazgjedhore kartëvizitat e saj u gjenden në paketimin e pitalkave të cilat i kishte shpërndarë për syfyr furra “Pashtriku” në Gjilan.
Morina-Bunjaku kishte mohuar se ka organizuar vetë një iniciativë të tillë.

“Ai s’ka qenë aktivitet, e as iniciativë e imja. Unë sinqerisht u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Gjilanit që dikush në një mënyrë kaq të ulët ka tentuar të bëjë fushatë kundër meje”, kishte thënë ajo./Telegrafi/