Please enter at least 3 characters.

Kandidati i LVV-së për deputet në krye të Bordit të Ujësjellësit

2020/04/69376889_672075696625651_5530081748664188928_o-745x495-1.jpg

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot për kryesues dhe drejtor të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kandidatin e Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit Mentor Hysenin.

Mentor Hyseni në gusht të vitit të kaluar është anëtarësuar në partinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes janë emëruar po ashtu:

Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor;

Hajrie Morina, drejtore;

Seat Bilbani, drejtor; dhe

Idriz Maliqi, drejtor.