Please enter at least 3 characters.

“Kam tentuar t’i jap fund jetës” – rrëfimi i Luizit gjatë bisedës me Stenaldon

Një bisedë e ndjerë mes Luiz Ejllit dhe Stenaldos ka sjellë në pah rrëfime personale dhe emocionale, ku këngëtari ka folur hapur për periudha të vështira të jetës së tij dhe mendimet e errëta që ka përjetuar në të kaluarën.

“38 vjeç u bëra baba. Unë kam qenë 37 vjeç kur i kisha humbur të gjitha shpresat. Mendoja se nuk do të kem kurrë familje, nuk do të jem kurrë një shembull, ose një shembull i denjë, idhull i fëmijës tim. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e tmerrshme në botë”, tha ai.

BBVK/Instagram

Më tutje shtoi: “Por ka diçka, kur mësohesh, je komplet në atë paqen tënde. Në vetmi ti kalon gjithçka, kalon depresion, kalon stres. Kam tentuar të bëj edhe budallallëqe, një budallallëk shumë të rëndë që ishte edhe t’i jap fund jetës, dhe është e rëndë. Por çka ndodh? E kalove këtë fazë, kalon te faza që bëhesh shumë i akullt”.

Stenaldo tha se e ka përjetuar një ndjesi të tillë dhe se sot ndihet në mënyrë të ngjashme.

Luizi vazhdoi: “Thua, kur nuk ia ndien kësaj bote për mua, pse duhet mua të ma ndiejë për këtë botë?”

Ky rrëfim i hapur i Luizit ka prekur publikun, duke nxjerrë në pah anën e tij më personale dhe sfidat që ka kaluar përpara se të ndërtonte familjen dhe jetën që ka sot. /Telegrafi/