Juventusi shkruan për gjendjen e Ronaldos: Është dëmtim shumë i vogël
261:"TURIN, ITALY - MARCH 12: Cristiano Ronaldo of Juventus warms up during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Juventus and Club de Atletico Madrid at Allianz Stadium on March 12, 2019 in Turin, . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
Cristiano Ronaldo. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images
26/03/2019
Juventusi ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka marr një dëmtim të vogël të kofshës duke luajtur për Portugalinë.
Pas dëmtimit u hodhën dyshime se Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.
Kjo pasi ai e la në mes ndeshjen ku Portugalia barazoi 1-1 me Serbinë të hënën.
Megjithatë, një raport mjekësor në faqen zyrtare të Juventusit e konfirmoi se testet kanë treguar vetëm një "dëmtim të vogël" të sulmuesit.
Tashmë mbete pothuajse e konfirmuar që ai do të jetë gati për ndeshjen në Amsterdam.
Megjithëse ndalesa e tij nuk duket të jetë serioze, portugezi do t’iu nënshtrohet më shumë testeve sapo të kthehet në Torino, që të përcaktohet koha e tij e rikuperimit./Telegrafi/


