Please enter at least 3 characters.

Juventusi mposht Bolognan, i afrohet edhe më shumë titullit

2018/05/Juventusi-e1525552750919.jpg
107:"during the serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on May 5, 2018 in Turin, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Juventusi ka fituar në shtëpi ndaj Bolognas me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka arritur të fitojë ndaj Bolognas me rikthim, duke iu ofruar edhe më shumë titullit kampion për këtë sezon në Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishin paksa e baraspeshuar, por ishin vetëm mysafirët të cilët arritën të shënojnë me anë të Simone Verdit (30'), i cili nga penalltia kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Verdi hapi rezultatin (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të kthehet shpejt në lojë duke gjetur golin në minutën e 52-të, ku mbrojtësi Sebastian De Maio devijoi gabimisht topin për të barazuar në 1-1.

Ishte Sami Khedira, i cili në minutën e 64-të shënoi për epërsinë 2-1 pas një harkimi të mirë të Douglas Costas.

Khedira kaloi Juven në epërsi (Getty Images)

Ylli brazilian, Costa, ishte përsëri asistues edhe tek goli i tretë, ku gjeti për mrekulli Paolo Dybalan (69'), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Dybala shënoi pas asistimit të Costas (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Juventusi ka 91 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se Napoli në të dytin, ndërsa Bologna renditet e 12-ta me 39 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Roma, ndërsa Bologna e pret Chievon. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6iy4a2

https://www.dailymotion.com/video/x6iy6ha

https://www.dailymotion.com/video/x6iy7e0

https://www.dailymotion.com/video/x6iy7uv