Please enter at least 3 characters.

Juventusi kthen interesimin për Chiesan

2019/09/GettyImages-1171057177.jpg
273:"FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 25: Federico Chiesa of ACF Fiorentina celebrates after scoring a goal during the Serie A match between ACF Fiorentina and UC Sampdoria at Stadio Artemio Franchi on September 25, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Federico Chiesa është objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensivë.

Sulmuesi italian nuk u largua nga Fiorentina edhe përkundër ofertave të shumta në verë.

Juventus, Inter, Roma e Napoli ishin skuadrat e interesuara për të, por Fiorentina nuk lejoi largimin e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër synon përsëri të transferojë Chiesan në afatin kalimtar të janarit.

Federico Chiesa . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Arseja është se trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk i sheh Paulo Dybalan dhe Federico Bernardeschin të përshtatshëm si anësorë të sulmit në skemën 4-3-3.

22-vjeçari ka vazhduar shkëlqimin në Serie A me Fiorentinën edhe këtë edicion, gjë që ka forcuar interesimin e Juventusit për të.

Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për transferimin e reprezentuesit italian në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/